FOTO & EMRI/ Elbasan, prangoset 44-vjeçari me dollarë false

FOTO & EMRI/ Elbasan, prangoset 44-vjeçari me dollarë false

136
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Task Forcë Speciale Qendrore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Start 2018”.

Si rezultat  i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi  iu gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (një qindëshe) të dyshuara  si të falsifikuara.

Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale  si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë  aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY