Vetting-u në Polici, Petrit Vasili: Mbështesim rivlerësimin, por qeveria po riciklon...

Vetting-u në Polici, Petrit Vasili: Mbështesim rivlerësimin, por qeveria po riciklon Policinë e Drogës

130
0
Shares
Foto, Sokol Bode (ne rreth majtas) - Moisi Habilaj (ne rreth djathtas)

LSI ka reaguar sot, kundër ligjit të Vettingut, të Policisë, sipas variantit të propozuar nga mazhoranca. Në emër të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili rikonfirmoi mbështetjen për rivlerësimin, por sipas tij, qeveria riciklon Policinë e Drogës

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit

Grupi Parlamentar i LSI përfundoi mbledhjen e tij dhe ai u përqendrua në radhë të parë dhe mbi të gjitha në nismën legjislative, e cila do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e radhës dhe që ka të bëjë me procesin e rivlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Lidhur me këtë ligj, LSI dhe Grupi i saj Parlamentar nuk ka pasur asnjë lloj paragjykimi negativ dhe ka mbështetur edhe në sallën e Kuvendit kur vendimi kaloi, që ky të kalonte, madje me procedurë të përshpejtuar. Bazuar në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Policia, në inkriminimin dhe mungesën e saj në detyrë, në probleme shumë të mëdha të cilët për shkak të mosveprimit apo inkriminimit të saj krijuan pikërisht atë situatë kritike që lidhej me kanabisin dhe drogën në vend, të cilat parashtrohen edhe në relacionin që shoqërojnë ligjin. Pra kishim dhe kemi një qasje pozitive në parim, që kjo nisëm të ecte përpara. Duke shqyrtuar me shumë kujdes nismën, deputetët e Grupit Parlamentar në mënyrë të veçantë të gjithë komisioneve përkatëse, ku ligji u shqyrtua dhe ku deputetët tanë bëjnë pjesë, në mënyrë aktive është kërkuar që shumë momente të ligjit të përmirësohen rrënjësisht në mënyrë që ky proces të jetë një proces i vërtetë rivlerësimi dhe jo një proces i rëndomtë, vulgar, i riciklimit të problemeve shumë negative që policia ka pasur. Kjo ka rrjedhur nga arsyeja e thjeshtë sepse Bordi, i cili do të ngrihet dhe është parashikuar që të ngrihet në ligj është i përbërë në shumicën e tij dërrmuese nga të emëruar të qeverisë, një qeverie, e cila ka rekorde shumë të errëta lidhur me këtë çështje , sepse ka frymëzuar, ka inspiruar dhe ka mbajtur në këmbë një strukturë policore, inaktive, të kompromentuar që në kohën e drejtimit të saj politik, siç ishte rasti i ish-ministrit të Brendshëm, tashmë nën hetim. Nisur nga kjo qasje dhe për të evituar këtë rivlerësim, që të mos degradonte në një rivlerësim fiktiv dhe artificial, kemi propozuar një seri ndryshimesh në mjaft momente të ligjit, me qëllimin e vetëm përmirësimin dhe rritjen e integritetit, pra që ligji të ishte i besueshëm dhe të prodhonte një proces të besueshëm të vërtet pastrimi, të cilin e kemi bërë me shumë pozitivitet dhe konstruktivitet. Për fat të keq reflektimi nga ana e mazhorancës ka qenë zero, një reflektim inekzistent, pra refraktaritet i plotë. Ne jemi shumë të keqardhur për këtë situatë, e cila për fat të keq na bën të mendojmë që synimet e ligjit nuk janë qëllim-mira, përkundrejt titullit, i cili është një titull pozitiv në mënyrën e qasjes së tij. Por zbatimi i tij konkret dhe zbatimi i tij praktik na bën që të formulojmë rezerva shumë të forta lidhur me të. Megjithatë, Grupi Parlamentar i LSI-së ka përgatitur, do të paraqesi në seancë plenare, një seri amendamentesh, të cilat nuk kanë të bëjnë me pasjen e një autoriteti të caktuar të opozitës mbi procesin, por rritjen e integritetit të procesit, besueshmërinë dhe evitimin e kapjes së procesit nga qeveria për ta shndërruar atë në një proces, instrument të qeverisë dhe riciklues të qeverisë. Kjo njëherazi është një shans i madh besoj për mazhorancën, së cilës i jepet mundësia e reflektimit, në qoftë se do vërtet që ky rivlerësim të çlirojë Policinë nga inkriminimi, ta çlirojë nga të inkriminuarit, të çojë përpara drejtësisë dhjetëra njerëz të kupolës drejtuese, të cilët kanë lejuar një situatë kriminale kaq të rënduar, qoftë lidhur me drogën apo me krimin, por edhe fenomene të tjera siç janë pastrimi i parave etj, të cilat janë bërë në sytë dhe në bekimin e qeverisë për ta shndërruar këtë në një proces të shëndoshë, i cili opinioni publik e pret dhe çdo shqiptar e kërkon. Ndaj në rast se do të ketë një reflektim të mazhorancës ndaj këtyre amendamenteve që kanë të bëjnë me thelbin e besueshmërisë së ligjit në zbatimin e tij, ne nuk kemi asnjë paragjykim negativ ndaj ligjit. Në të kundërt, sigurisht një proces të tillë fiktiv dhe artificial ne nuk mund ta votë-besojmë me votën tonë. Gjithashtu Grupi Parlamentar ngriti problemin dhe unë po e bëj publik shqetësimin madhor për bllokimin e qëllimshëm të Reformës në Drejtësi nga ana e mazhorancës lidhur me zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Drejtësisë, institucion kyç në institucionet e reja të Drejtësisë, një zgjedhje e cila ka të gjitha instrumentet kushtetues për ta zgjedhur, pasi Këshilli përkatës i emërimeve është ngritur prej kohësh, dhe kjo nisëm mbahet e bllokuar prej më shumë se një viti, pasi mesa duket llogaritë e mazhorancës nuk dalin që të ketë mundësinë e kapjes. Dhe këtë institucion mazhoranca e lë qëllimisht pa zgjedhur, e mban të bllokuar zgjedhjen  e tij, ndërkohë që atje ku ka pasur interes për të bërë kapjen, pa vota, në shkelje të Kushtetutës, nuk ka hezituar të zgjedhë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, të eci edhe për miratimin nëpërmjet goglave të kandidatëve të paligjshëm, të cilët kanë qenë në thyerje të plotë të kritereve, të kritereve dhe të vlerësimeve edhe të ONM-së, por edhe mospërmbushjes së mjaft kritereve formale, pra në thyerje të plotë të ligjit. Pra në këto raste, mazhoranca nuk ka hezituar ta bëjë këtë proces, pra të eci përpara edhe në thyerje të Kushtetutës, ndërkohë që ky proces, i cili i ka të gjitha mekanizmat kushtetuese për tu zgjedhur e mban të bllokuar pasi nuk është e qetë dhe nuk është e sigurt se do të realizojë kapjen e tij. Ndaj i bëjmë thirrje mazhorancës të heq dorë nga një skenar i tillë, i cili është krejtësisht në dëm të drejtpërdrejtë dhe godet në zemër Reformën në Drejtësi të heqë dorë dhe të eci përpara me këtë proces, bllokimi i mëtejshëm i të cilit do të rrënojë përfundimisht dhe besueshmërinë e Reformës në Drejtësi, e cila ka marrë goditje shumë të fortë deri tani në drejtim të integritetit dhe kredibilitetit të saj, por kjo do të ishte dhe një fakt tjetër shumë I rëndë, pse jo përfundimtar për një Reformë në Drejtësi, për të cilën mazhoranca nuk ka dëshirë që ajo të jetë me integritet dhe Reforma në Drejtësi që shqiptarët presin. Lidhur me këto qëndrime, Grupi Parlamentar i LSI është i prerë, mbështet fort nismën e parë me idenë nga reflektimi lidhur me ligjin e Vetting-ut të Policisë dhe shtyn fort dhe do të bëjë një presion publik të jashtëzakonshëm që Reforma në Drejtësi të mos ngecë për qëllimet e kapjes politike nga qeveria. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY