Basha: 20 Shkurti 1991 ylli ynë polar, kur shqiptarët bashkohen kundër së...

Basha: 20 Shkurti 1991 ylli ynë polar, kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes s’ka forcë t’i ndalë!

132
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot, për 27-vjetorin e rënies së monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë.

Sipas Bashës, “Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Poshtë fasadës së propagandës së Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, e korrupsionit dhe e varfërisë!”.

Kreu i PD-*së, shprehet optimist, kur deklaron se, “, 20 Shkurti 1991, është ylli ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë!”.

Deklarat e plotë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

27 vjet më parë, si në këtë orë, në Tiranë të shtënat e armëve në ish-Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor përballë qytetarëve të etur për liri dhe dinjitet!

Tanket që dolën në rrugë, mijëra forca policore bashkë me Sigurimin e Shtetit nuk mundën të ndalin rrëzimin e simbolit të së keqes 45 vjeçare, të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Por, jam i bindur që, së bashku, do t’ia dalim sërish të çlirohemi nga e keqja e re, që ka mbërthyer vendin.

Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë!

Si dita që ndryshoi historinë për shqiptarët, 20 Shkurti 1991, është ylli ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY