Vettingu në polici, bie alibia e Fatmir Xhafajt – Rrëzohen propozimet e...

Vettingu në polici, bie alibia e Fatmir Xhafajt – Rrëzohen propozimet e opozitës

157
0
Shares

Në debatin në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë për Vetting-un në Polici, Deputetët e Partisë Demokratike propozuan disa ndryshime që, në bindjen e tyre, e bëjnë realisht të zbatueshëm e këtij ligji në Polici.

Deputetët e Opozitës nga Partia Demokratike propozuan 3 ndryshime thelbësore.

Sipas këtyre propozimeve…

  • Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat, të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere që janë për trupën e policisë së shtetit.
  • Organet e Vetting-ut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.
  • Shtrirja nga 5 – 10 vjet e Vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.

Propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga mazhoranca duke rrëzuar edhe alibinë e ngritur një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që Vetting-u të niste prej tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY