VIDEO/ Plotfuqishmëria, Presidenti Ilir Meta zbulon “vijën e kuqe” dhe qëndrimin e...

VIDEO/ Plotfuqishmëria, Presidenti Ilir Meta zbulon “vijën e kuqe” dhe qëndrimin e opozitës për marrëveshjen e kufirit me Greqinë

124
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot para medieve, ku ka sqaruar qëndrimin e tij, përballë kërkesës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, për plotfuqishmëri, ne negociatat për kufirin detar, me Greqinë.

Sipas tij, Kushtetuta dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, janë “vija e kuqe”.

Më pas Meta ka shpjeguar edhe qëndrimin e opozitës, pas një sërë takimesh, për këtë çështje.

“Qëndrimi i opozitës është, që kjo çështje të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare, me dakordësinë e të dy palëve. Kjo është një opsion, një mundësi. Qeveria synon që të çështje ta zgjidhë me negociata midis palëve. Respektoj iniciativën e qeverisë për zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje me negociata. Por, për këtë çështje ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila është ‘vija e kuqe’. Është detyrë e Presidentit të respektojë këtë vendim, sepse presidenti është ‘ruajtësi’ i Kushtetutës”, u shpreh Meta.

Presidenti ka sqaruar edhe “ambicien” e tij, lidhur me rolin e mundshëm të udhëheqjes së këtyre negociatave.

“Nuk kam ambicie të drejtojë negociatat, por kam për detyrë të përmbushë të gjitha përcaktimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me objektin, kufijtë, metodologjinë, dhe ekipin negociator”, u shpreh Meta.

Meta ka mohuar që qëndrimi i tij të jetë një lojë politike, jo vetëm për këtë çështje, por edhe në marrëdhënie me fqinjët.

“Presidenti nuk mund të vihet përballë fakteve të kryera dhe më pas të reagojë në fund, me mosdekretimin e marrëveshjes. Detyra e Presidentit është bashkëpunim deri në fund, në mënyrë transparence, me qeverinë dhe gjithë faktorët e tjerë, kontribuues në këtë çështje, për një marrëveshje që ti qëndrojë kohës dhe të mos jetë e kontestueshme. Kjo është detyra e presidentit”, shtoi Presidenti Meta. DRONI.al

Në funksion të transparencës me opinionin publik

Në funksion të transparencës me opinionin publik Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson të bëjë publik qëndrimin e tij lidhur me Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke dërguar Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, ditën e premte, datë 16 shkurt 2018,

Publié par Ilir Meta sur mardi 20 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY