Astrit Patozi: Para 27 vjetëve nuk mund ta dinim se sot do...

Astrit Patozi: Para 27 vjetëve nuk mund ta dinim se sot do ishim në dorë të dy gënjeshtrave më të mëdha

172
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi kujton sot momente nga viti i largët 1991, kur së bashku me studentë e pedagogë ishte pjesë e grevës së urisë. Grevë, që kulmoi me rrëzimin dhe heqjen zvarrë të bustit të diktatorit.

Me një postim në “Facebook”, Astrit Patozi sulmon liderët e dy partive më të mëdha, Edi Ramën e Lulzim Bashen, si “Rilindja” dhe “Republika e Re”, “dy gënjeshtra të mëdha, që të marra së bashku, e largojnë sot pothuajse po aq sa në atë kohë Shqipërinë nga Europa”.

Postimi i plotë i Astrit Patozit në “Facebook”

Atëherë nuk mund ta dinim…

Një kujtim i bukur në vitin e largët 1991. Me një grup studentësh dhe pedagogësh nga Kavaja, pjesëmarrës të grevës së urisë, që kulmoi më 20 shkurt me rrëzimin dhe heqjen zvarrë të bustit të diktatorit.

Atëherë, kur askush nuk mund ta dinte dhe as nuk mund ta merrte dot me mend se pas 27 vjetësh do të ishim në mëshirën e “Rilindjes” dhe të “Republikës së Re”, dy gënjeshtrave të mëdha, që të marra së bashku, e largojnë sot pothuajse po aq sa në atë kohë Shqipërinë nga Europa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY