VIDEO/ Berisha kthehet pas në kohë: Busti ra, por mbetjet e tij...

VIDEO/ Berisha kthehet pas në kohë: Busti ra, por mbetjet e tij janë toksike

103
0
Shares

Sot përkujtohet 27-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, në 20 shkurt 1991. Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se në këtë ditë, “e para u çliruam nga kulti më poshtërues i shqiptarëve, së dyti u shmang një konflikt një gjakderdhje dhe u çel rruga për fitoren e demokracisë, së treti, me pyeten a ka rene komunizmi. Unë u thashë ka rënë por mbetjet e tij janë toksike. E kjo periudhë dëshmon qarte që mbetjet e tij janë thellësisht toksike”, thumboi Berisha qeverinë aktuale drejtuar nga kryeministri Rama.

Duke kujtuar ditën e rrëzimit të bustit, Berisha tha se…

“PD përdori këtu një taktikë të mos udhëhiqte por ta mbështeste protestën se ishte kuadër depolitizimi dhe tani depolitizimin me politizim se luftoje dot si duhej. E dyta nëse PD do dilte vetë në krye kjo mund të ishte shkak i një konflikti të gjerë civil. Në 20 shkurt mund të them se ajo ishte një energji njerëzore nukleare, ajo që ne kemi parë në atë miting e kam menduar 1000 herë s’mund ta krahasosh me asgjë tjetër. Mori drejtimin e duhur dhe përmbysi bustin duke pasur një të plagosur me snajper.

Neritan Ceka, duke marrë vajzën vet 2 vjeç në krahë dhe duke u betuar njerëzve si Azemi që unë lë peng fëmijët e mi edhe Neritani vajzën e tij dhe njerëzit e dëgjuan, shmangu gjakderdhjen. U përpoq ta vinte bustin prapë dhe aty një djalë e shpëtoi gjakderdhjen në mënyrën më mrekullore, një djalë 17 vjeç e merr bustin dhe e bën copa-copa”.

Ish-Kryeministri e vlerësoi mjaft, qëndrueshmërinë, kurajon dhe guximin e studentëve të atyre ditëve në konferencën “Ju flet Radio….” organizuar për përkujtimin e atij revolucioni demokratik.

“Lëvizja studentore u bë promotor kryesor dhe në datën 20 shkurt – mund të them se ajo ishte një energji njerëzore nukleare, forcë njerëzore nukleare – mori drejtimin e duhur dhe pati vetëm një të plagosur me snaiper; nuk pati asnjë thyerje; pra, ishte protesta më paqësore”.

Publié par Mimoza Hajdarmataj sur mardi 20 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY