Lindita Nikolla, mabn anë në konfliktin e universitetit

Lindita Nikolla, mabn anë në konfliktin e universitetit

201
0
Shares

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se thotë se është e pamundur që rektori i Universitetit të Tiranës të ketë 11 shkelje por ndërkohë ka komentuar jo pak një shkresë që sipas saj ishte nisur nga rektori Koni tek ministrja Karabina ku i kërkonte kësaj të fundit zgjedhjen e një administratori të ri.

Nikolla: Teksa këta njerëz janë të zgjedhur dhe janë elita e kombit kanë frikë të flasin të vërtetat e tyre para kryeministrit. Asnjë nuk ishte i përzgjedhur. Unë kam telefonuar rektorin e Universitetit të Tiranës, një grup profesorësh. Një grup anëtarësh të forumit për liri akademike bënë kërkesë për t’u takuar me kryeministrin. Kam telefonuar një përfaqësues të Forumit. Ka qenë rektori i Universitetit të Tiranës që ka ftuar përfaqësuesit e senatit.

Tare: A do të bëjë Ministria e Arsimit një auditim tjetër?

Nikolla: Patjetër. Kam nxjerrë urdhrin ditën e premte dhe besoj që nesër duke respektuar gjithë procedurat dhe afatet kohore për të realizuar një inspektim të plotë për të gjitha shqetësimet e shprehura. Është e pamundur të besoj që rektori i Universitetit të Tiranës ka 11 shkelje.

Tare: Sa do të zgjasë auditimi?

Nikolla: Rreth 15 ditë është parashikuar si kohë. Nuk kemi asnjë lloj nxitimi. Vetëm qartësinë dhe vendosmërinë për të shkuar deri në fund të së vërtetës.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla rrefeu se kur rimori sërish detyrën e ministres pas largimit për shkak të ministrave teknike, gjeti mi tavolinë dosjen e lënë nga ministrja teknike.

Sipas Nikollës në ato dosje ishte një shkresë e rektorit të UT që i kërkonte ministres zgjedhjen e një kancelari të UT, çka bie në kundërshtim me ligjin.

Nikolla: Unë jam njohur me shqetësimet, ju e dini që në një periudhë të caktuar jam larguar nga drejtimi i ministrisë së Arsimit për shkak të ministrave teknikë dhe ditën që jam kthyer në zyrë kam gjetur një dosje të lënë nga ish-ministrja teknike e Arsimit. Aty ishte dosja e Universitetit të Tiranës me një letërkëmbim, shkëmbim shkresash së shumta mes rektrorit të UT dhe bordit të administrimit të UT dhe jam ndjerë e surprizuar kur kam parë një shkresë të rektorit të UT ku i kërkonte ministres teknike të arsimit zgjedhjen prej saj të një kancelari të UT. Kjo shkonte kundër gjithçkaje që profesorët, universiteti, por edhe ligji për arsimin e lartë solli  si një moment të rëndësishëm në zgjerimin e autonomisë. Ku nuk është më ministri i Arsimit ai që ka detyrimin për të vendosur administratorin por është bordi i administrimit të universitetit.

Tare: A do të bëhet auditim për administrimin e Universitetit të Tiranës për 10 vite?

Nikolla: Patjetër. Për çdo lloj shqetësimi ne jemi të gatshëm për të bërë auditimin.

Tare: A do të shtohen fondet e pa kushtëzuara për universitetet publike?

Nikolla: Po. Është një premtim i qeverisë shqiptare. Edhe në takimin e fundit të kryeministrit të Shqipëri, u premtua rritja e grandeve jo vetëm për pagat e pedagogëve por edhe për kërkimin shkencor.

Tare: A ka mundësi që universitetet të vetëmenaxhohen?

Nikolla: Pse jo! Nuk është e pamundur. Universitetet duhet të jenë aistente jo vetëm të qeverisë, të bëjnë atë që duhet të bëjnë, të dalin në treg përmes projekteve konkurruese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY