PO QARKULLON/Zaev deklaron origjinën, është shqiptar i asimiluar i Strumicës

PO QARKULLON/Zaev deklaron origjinën, është shqiptar i asimiluar i Strumicës

516
0
Shares

Pas lajmeve se zv/kryeministrja dhe zv/kryetarja e LSDM, Radmilla Sheqerinska ka prejardhje shqiptare, mediat e afërta me VMRO e kanë shpallur shqiptarë ortodoks edhe kryeministrin e vendit Zoran Zaev, shkruan INA.

“Unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks. Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase. Mirëpo e gjitha kjo është histori. Unë fal dhe duhet t’i harrojmë ato gjëra tani dhe duhet do të ndërtojmë një shoqëri dhe jetë për të gjithë.

Nuk di të flas në gjuhën shqipe pasi shqipen nuk e kan gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshërve, por nuk ka rëndësi si flasim, por si ndjehemi. Unë ndjehem shqiptar ortodoks.

Më shumë se 25 milionë shqiptarë ortodoksë jetojnë në Ballkan, kryesisht në IRJM, Greqi, Shqipëri dhe Serbi. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë me lehtësi grekët. Gruevski ishte fashist dhe etnikisht i pastër, dhe me një njeri të tillë nuk mund të negociohet” tha Zaev.

Ky lajm duhet marre me rezerva pasi konteksti i tij eshte debati i thelle politik ne Maqedoni kunder rivotimit te ligjit per gjuhen shqipe ne Parlament. Permes ketij lajmi mediat prane VMRO synojne te shtojne presionin publik mbi Zaev te heqe dore nga mbeshtetja e rivotimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY