Patozi: Kush janë hajdutët e tjerë, Lulzim?

Patozi: Kush janë hajdutët e tjerë, Lulzim?

147
0
Shares

Ish- deputeti i PD, Astrit Patozi ka gjykuar edhe sot deklaratën e Lulzim Bashës lidhur me presidentin e përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ai thotë se nuk i pëlqen as atij ideja e presidentit të përbashkët jo për arsyet që thekson Basha. Patozi i kujton Bashës se i përket klasës politike shqiptare prej shumë vitesh duke qenë ministër, kryetar bashkie dhe tani shef i opozitës.

“Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.
Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.
Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për “klasën politike” shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.
Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht alsionin politik”, deklaron Patozi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY