SKANDAL & EMRA/ Adriatik Llalla e shkarkoi për shkelje, Arta Marku “e...

SKANDAL & EMRA/ Adriatik Llalla e shkarkoi për shkelje, Arta Marku “e shpërblen” me një detyrë të rëndësishme prokuroren…

537
0
Shares
Arta Marku

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vazhdon lëvizjet në institucionin e akuzës që e drejton prej dy muajsh. Së fundmi mësohet se prokurorja Rita Gjati nga prokurore e thjeshtë e rrethit të Tropojës është emëruar drejtore e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që zgjidhen pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Por emri i Rita Gjatit edhe pse prokurore në periferi nuk është krejt i panjohur në media. Në muajin Tetor të vitit që lamë pas, Adriatik Llalla e shkarkoi atë nga drejtuese e prokurorisë së Kukësit dhe e la prokurore të thjeshtë në Tropojë. Ndaj saj nisi edhe hetim adiministrativ per falsifikim dokumentesh.

Lëvizja e Gjatit u bë pas denoncimeve të shumta të qytetarëve. Opinion.al publikoi edhe një denoncim nga shtetasi Ledian Halilaj, i cili, bënte me dije se ka marrë disa mesazhe kërcënuese nga prokurorja Rita Gjati. Sipas Halilajt, kërcënimi ka ardhur pas një postimi në rrjetin e tij social, ku Ledjani lajmëronte pafajësinë e babait të tij, i hetuar për një rast kontrabande. Ai tregonte se është kërcënuar në telefon nga prokurorja e Kukësit, Rita Gjati. “Do të të shkatërroj përfundimisht. Mbaje mend çkam me të bo”, janë disa nga frazat e kërcënimit që qytetari pretendon se ka marrë në telefon nga prokurorja.

Denoncimi i plotë i qytetarit që u kërcënua nga prokurorja

Ledian Halilaj

Pasi kam publikuar ne rrjetin social FB pafajesine e babait tim te akuzuar nga Kryeprokurorja Rita Gjati per Kondrabande ne bashkepunim dhe ne mungese te te gjitheckaje qe mund te provoje implikimin e tij 3 magjistrante te Shkodres dhane pafajesi per Babain tim dhe turnin e tij,pasi kishte detyre shef turni ne dogana Morine,une e publikova lajmin e gezueshem tek miqte e mi ne FB duke cituar deshtimin e saj personal dhe institucional duke mos mundur te gjeje asnje prove,asnje pergjim,asnje pamje filmike sic dhe pretendonte se i kishte duke zvarritur plot mbi 18 muaj gjyqin e shkalles se pare Kukes. 2 dite pas publikimit te statusit ne wallin tim te FB me ka telefonuar me numrin e saj personal me eshte prezantuar si Kryeprokurorja e Rrethit Kukes dhe me kercenoi qe i kam permendur emrin ne rrjete sociale:

0692044381: “Alo me Ledian Halilaj po flas?
0697070781: Po
0692044381: Rita Gjati ne telefon drejturesja e prokurorise se rrethit Kukes,ti me ke permendur emrin ne rrjete sociale por une do te ta pres koken,duart dhe kembet ndac me ligj ndash me Kanun. Do te te shkaterroj perfundimisht. Mbaje mend cfare kam per te bo!

Me ton shume te irrituar.
Menjehere vura ne dijeni Kryeprokurorin Llalla duke i kerkuar urdher mbrojtje dhe hetimin e rastit.

Vura ne dijeni Ambasaden e ShBA,specifikisht z.Donald Lu.
Informova edhe Presidentin,Kryeministrin dhe shefin e SHISH.
Ju kerkova hapjen e tabulateve dhe venien para drejtesise te kesaje krimineleje sadiste qe telefonon dhe kercenon si xhelate me prerje koke,duarsh dhe kembesh qytetare te thjeshte te paperlyer kurre me asgje prej gjeje!

Kerkoj edhe nje here nepermjet jush pezullimin nga detyra te kesaj shtetasje dhe venin para drejtesise ne banken e te akuzuarve. Kjo nuk mund te perfaqesoje Shtetin Shqipetar ne nje nga Institucionet me te rendesishme ne Shqiperi pasi Shteti Shqipetar nuk kercenon me vrasje sadiste qytetaret e saj te diplomuar me rezultate te shkelqyera qe angazhohen cdo dite me politike per ta cuar kete vend drejt aspiratave perendimore te nje Shqiperie tjeter,qe te gjithe e duam enderrojme dhe shpresojme,por fatkeqesisht qenkemi shume larg.

Falenderoj Presidentin Meta pasi qe i pari qe reagoi me kerkese llogarie ndaj Prokurorise se Pergjitheshme! I kujtoj qe duhet te kerkoje edhe pezullimin e saj te menjehershem.

Mbetem ne pritje te nje zgjidhje imediate.

Falenderoj Ambasaden e Shteteve te Bashkuara ne luften e pakompromis te kesaj fare prokuroresh te padenje qe nuk mund dhe nuk duhen te kalojne Filtrat e Vettingut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY