PËR TË QARË E PËR TË QESHUR/ Një kandidate për deputete ka...

PËR TË QARË E PËR TË QESHUR/ Një kandidate për deputete ka lindur dy ditë pasi u regjistrua në KQZ

113
0
Shares

Çudirat në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit nuk kanë të sosur.
Ndërsa pak ditë më parë u bë e ditur se babë e bir kandidojnë për një parti dhe më pas dy parti rezultuan se kishin regjistruara 15 kandidatë me të njëjtin mbiemër, nga ana tjetër u publikuan se kandidonin dhe persona me punë shoferë, me arsim 7-vjeçar, teknik pulti, apo dhe parukiere, por e gjithë kjo histori nuk mbaron me kaq.
Një lapsur vihet re edhe ne në listën e Frymës së Re Demokratike për Shkodrën, ku një kandidate sipas datës së lindjes i bie të jetë një foshnjë 8-ditëshe.
E renditur e njëmbëdhjeta në listën e FRD për Shkodrën, Antoneta Lusha është regjistruar me ditëlindjen 02. 05. 2017, ndërsa është regjistruar si kandidate, në 29 prill, dy ditë para “ardhjes në jetë” të saj.
auto_285484_m1494428654

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY