Edmond Haxhinasto 1 orë në prokurori: Ja për çfarë u pyeta dhe...

Edmond Haxhinasto 1 orë në prokurori: Ja për çfarë u pyeta dhe u përgjigja

176
0
Shares

Për më shumë se një orë, ish-Ministri Edmond Haxhinasto është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Ai është thirrur për të dëshmuar si person që ka dijeni për dosjen.

Pas daljes nga organi i akuzës, Haxhinasto nuk dha shumë detaje por deklaroi:

“U pyeta për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan që siç e dini është në hetim. Për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transportit dhe Intrastrukturës gjatë një periudhe të zhvillimit të këtij projektit”.

Marrja në pyetje e Haxhinastos vjen pas arrestimit të ish-zyrtarëve të lartë të ARRSH-së, të vënë nën akuzë për abuzime lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan dhe rrugën e Gjinarit.

Haxhinasto aktualisht është deputet i LSI. Mësohet se Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar edhe persona të tjerë që kanë dijeni mbi këtë dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY