Mynyr Koni tregon pse u prish miqësia e tij me Dhori Kulen

Mynyr Koni tregon pse u prish miqësia e tij me Dhori Kulen

195
0
Shares

Në Universitetin e Tiranës sot nuk ka paqe. Dy struktura paralele për menaxhimin e universitetit, në fushën akademike dhe atë financiare, Ligji i ri për Arsimin e Lartë i ka nxjerrë sot në fushëbetejën për më shumë kompetenca.

Bëhet fjalë për rektorin dhe administratorin, senatin akademik dhe bordin e administrimit. Së paku, këto janë ato që duken. Çështja u implikua më tepër kur javën e kaluar katër dekanë, nga gjashtë fakultete që ka Universiteti i Tiranës, bënë publik lajmin se prej kohësh i kishin kërkuar ministres shkarkimin e rektorit, Mynyr Koni, duke u pozicionuar kështu hapur në palën tjetër të konfliktit.

Në një intervistë për “Panorama”, rektori Koni sqaron arsyet që qëndrojnë pas këtij qëndrimi dhe rrjedhën e përplasjes me debatet dhe pakënaqësitë midis tyre.

Dhori Kule ka qene mbeshtetesi kryesor i Mynyr Konit ne garen per Rektor te Universitetit dhe kur pyetet se cfare e prishi miqesine e tyer, Koni pergjigjet: “Dhori Kule kërkon që ku të jetë ai, të jetë dhe pozicioni. I bie që sipas gjykimit të tij, rektori të jetë tashmë te Fakulteti Ekonomik. Dhori Kule më ka mbështetur në procesin zgjedhor, është një fakt që s’e mohoj kurrë, por tashmë duket e qartë arsyeja përse më paska mbështetur. Sa u përket numrave, unë kam fituar mbi 270 vota më tepër. Po ia fal ato 100 vota, përsëri shpallem fitues. Unë vlerësoj dhe respektoj në maksimum kolegët e mi, që më kanë votuar dhe do luftoj deri në fund për të mbrojtur stafin akademik dhe studentët e Universitetit të Tiranës”.

Sipas tij “ata gjithashtu kanë tentuar të pengojnë funksionimin e strukturës së auditit. Edhe Ministria e Financës ka marrë përsipër të interpretojë Ligjin e Arsimit sipas dëshirës së Dhori Kules. Kjo tregon suportin dhe lidhjet përkatëse të tij. Në fund të vitit 2016 është bërë një auditim mbi përdorimin e fondeve në shërbim të rrjetit të ekselencës, i cili është një NGO private dhe janë përdorur fonde nga universiteti në mbështetje të saj. Dalja nga ky auditim që u bë, shkaktoi reagim të bordit dhe Dhori Kule&Co, të cilët me veprimet e tyre krijuan pengesa për veprimtarinë e Rektoratit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY