DETAJE/ Apeli lë në burg Xhikën dhe Tomën, liron tre të tjerët

DETAJE/ Apeli lë në burg Xhikën dhe Tomën, liron tre të tjerët

275
0
Shares

Dashamir Xhika dhe Andi Toma, dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve të arrestuar me urdhër të Prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan janë lënë sot nga gjykata e Apelit në qeli pasi vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”

Rexhep Tarba (mbikëqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit) gjithashtu u la në arrest me burg, ndërsa Agron Hysa, Kujtim Hysa me “detyrim paraqitje” dhe Rezarta Bokçiu, “detyrim paraqitje”.

Xhika dhe vartësit bënë 12 amendime, Prokuroria: Urdhëruan…

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, dhe dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka e Albens Alite, kanë firmosur në kundërshtim me ligjin 12 amendime kontratash për rrugën Tiranë – Elbasan.

Këto ndryshime, sipas Prokurorisë, janë bërë me qëllim përfitimi, pasi janë në kundërshtim me ligjin, duke qenë se është shmangur Këshilli Teknik i ARRSH dhe bordi drejtues.

Në këtë formë, dëmi që i është shkaktuar shtetit llogaritet deri në 37 milionë dollarë. Më herët, gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u përmendën disa prej shkeljeve, në bazë të të cilave ishte ngritur edhe akuza ndaj Xhikës e ish-vartëse.

Së pari dyshohet se, Dashamir Xhika ka shkelur ligjin duke shmangur Bordin e Autoritetit Rrugor, në ndryshimin e një kontrate të firmosur në vitin 2011 për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan.

Ndërsa së dyti, Xhika dyshohet gjithashtu se së bashku me dy vartësit e tij, kanë kërkuar fonde shtesë për rrugën Tiranë – Elbasan, pa pasur një studim nga institucionet e caktuara. Kërkesa është bërë dy herë, një herë për 35 milionë dollarë dhe në rastin e dytë disa miliona të tjerë.

Në dosjen e Prokurorisë janë zbardhur disa prej shkeljeve kryesore, si dhe dëmi që i është shkaktuar shtetit nga veprimet në kundërshtim me ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY