Negociatat me Greqinë, Meta i vë disa kushte Bushatit për plotfuqishmërinë

Negociatat me Greqinë, Meta i vë disa kushte Bushatit për plotfuqishmërinë

112
0
Shares

Presidenti Ilir Meta do të kërkojë nga ministri i Jashtëm Bushati plotësimin e disa kushteve për ti dhënë plotfuqishmërinë në bisedimet me Greqinë.

Burimet kanë bërë të ditur se përmes një shkrese zyrtare Meta do të kërkojë që në negociata të përfshihet një përfaqësues i Presidentit, një nga Shërbimi Informativ Shtetëror si dhe një nga Ministria e Drejtësisë.

Kësisoj ministri i Jashtëm pritet të marrë plotfuqishmërinë për zhvillimin e negociatave menjëherë sapo të plotësojë kushtet e Presidentit. Vendimi i Metës duket se është marrë pas konsultimeve me pesë ish- Presidentët e Shqipërisë.

Nga ana tjetër qeveria greke duket se ka ecur më shpejt në këtë procedurë ku kryeministri Aleksis Tsipras ka miratuar emrat e negociatorëve me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY