SHKAQET/ Në Shqipëri ke dyfish më shumë mundësi të vdesësh prej…

SHKAQET/ Në Shqipëri ke dyfish më shumë mundësi të vdesësh prej…

130
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shqiptar ka gati dyfish shanse të vdesë prej sëmundjeve kardiovaskulare se mesatarja e botërore e vdekjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të Our World in Data, për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare, 19 prej tumoreve, 4 prej diabetit, 3 prej sëmundjeve mendore, 1 prej infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, 1 prej aksidenteve rrugore, dhe 10 prej shkaqeve të tjera.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Portali Our World in Data ka publikuar se cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve për vendet e të gjithë botës. Të dhënat e publikuara janë përpunuar nga Instituti për Vlerësim dhe Matje të Shëndetit.

Më shumë se 58% e vdekjeve në Shqipëri kishin si shkak sëmundjet kardiovaskulare. Prej 1990 deri më në 2016-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara), pesha e vdekjeve e shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare është rritur me 18%.

Vdekjet nga kanceri kishin një peshë prej 19.65% në vdekjet totale në Shqipëri në 2016-n. Ndërkohë që sipas të dhënave të OBSH, të publikuara pak kohë më parë nga i njëjti portal, kanceri i aparatit respirator ishte ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve që vinin nga kanceri. http://www.monitor.al/te-dhenat-e-obsh-per-rajonin-kanceri-llojet-qe-po-vrasin-shume-shqiptaret/

Skizofrenia, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, diabeti, infeksionet respiratore, sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet e mëlçisë, përbëjnë rreth 16% të vdekjeve të tjera.

Vrasjet dhe vetëvrasjet kanë një peshë prej rreth 1%.

Për sa i përket 2016-s, vdekjet e shkaktuara prej sëmundjeve kardiovaskulare në të gjithë botën zinin një peshë prej 32% të totalit, thuajse dy herë më pak se në Shqipëri. Ndërsa vdekjet e shkaktuara nga kanceri kanë të njëjtën peshë. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY