KQZ certifikon sot Astrit Veliaj si deputet të PD-së

KQZ certifikon sot Astrit Veliaj si deputet të PD-së

213
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), zhvillon sot mbledhjen e tij të radhës. Pika e parë e rendit të ditës është dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike (PD) në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pritët që këtë mandat ta marrë kandidati, Astrit Veliaj.

Dy kandidatet gra në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Juvina Jani dhe Monika Qosja, kanë depozituar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjet nga kandidimi duke refuzuar mandatin e deputetit. Në dorëheqjet e depozituara nga Jani dhe Qosja, të dyja kandidatet e motivojnë refuzimin për t’u bërë deputete me “motive personale”.

Dy zonjat renditeshin në fund të listës së demokratëve për Beratin, qark për të cilin selia blu ka paguar edhe gjobën për mosrespektim të kuotave gjinore. Sipas kësaj, mandati i lënë nga Eduard Halimi duhet t’u shkonte fillimisht dy grave dhe vetëm nëse ato refuzojnë, siç edhe ndodhi, ndiqet renditja e meshkujve, ku i dyti në listë gjendet Astrit Veliaj.

Mbledhja e sotme e KQZ-së – Rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 19.02.2018, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

  1. Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
  2. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
  3. Për miratimin e Raportit Vjetor të KQZ-së për vitin 2017, që do ti paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.
  4. Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore të KQZ-së për vitin 2018.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY