Ka shkuar në 4 numri i viktimave të aksidentit tragjik në rrugën Shkodër-Velipojë. Të katër viktimat janë të një familjeje, babai dhe tre fëmijët. Pak caste më parë dha shpirt edhe vajza 10 vjece që mbeti e plagosur rëndë nga aksidenti. Gjallë dhe me plagë të rënda është vec e ëma e tyre.
Katër viktimat i përkasin familjes Preka: Ata janë drejtuesi i mjetit dhe ndërkohë edhe babai, Eduard Preka, i biri 9 muajsh R.Preka dhe vajzat A.Preka 5 vjece dhe N.Preka 10 vjece.
Ndërkohë dy personat që i përkasin automjetit tjetër janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, ne aksin rrugor Shkodër –Velipojë kur mjeti tip Alfa Romeo me targa AA474NJ me drejtues shtetasin Edmond Preka 40 vjeç u pëplas me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin Sokol Muja.
Fillimisht ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Alfa Romeo, babai Edmond Preka dhe më pas edhe dy fëmijët e tij, djali i tij 9 muajsh dhe vajza 5 vjeçe.
Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja shtetësja E. P. 36 vjeçe, dhe vajza N. P. 10 vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
Në mjetin Foristradë me targa AA292OL, me drejtues shtetasin S. M, udhëtonte dhe shtetasi N. Gj, të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Në orët e vona vdiq edhe vajza tjetër duke shuar tërësisht familjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/