LAJMI I FUNDIT/Përleshje në Kamëz, por mes vëllezërve, përgjakje me thikë

LAJMI I FUNDIT/Përleshje në Kamëz, por mes vëllezërve, përgjakje me thikë

218
0
Shares

Një grindje në familje ka cuar sot gati në tragjedi në Kamëz. Dy vëllezër janë zënë njëri me tjetrin ndërkohë që njeri ka marrë thikën dhe ka qëlluar vëllain më të vogël.

Policia njofton se ka shkuar menjëherë në vendngjarje duek ndaluar vëllain e madh ndërkohë që vëllai i plagosur është transportuar menjëherë në spital.

Njoftimi i policisë:

Plagos vëllain me thikë, gjatë një grindje të çastit, arrestohet menjëherë nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas një njoftimi të marrë për një konflikt në familje kanë reaguar menjëherë, duke bërë  të mundur parandalimin e  përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe  arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit:

Valmir  Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllian shtetasin M.P,  18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”

Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe  “Dhunë në familje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY