Historia e Gersit që preku gjithë shqiptarët, përlot edhe Lorik Canën

Historia e Gersit që preku gjithë shqiptarët, përlot edhe Lorik Canën

197
0
Shares

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, pati premierën e tij mbrëmjen e së shtunës në ekranin e “Top Channel”.

Historia që çeli këtë edicion të dytë, ishte ajo e Gersit, djaloshit të vogël që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëmoshatarët. Rasti i tij preku shumë shqiptarë të thjeshtë e personazhe të njohur, mes tyre edhe Lorik Canën.

“Dua të të bëj të lumtur” gjatë edicionit të parë, mori përsipër të gjitha operacionet për rikthmin e Gersit në gjendjen normale, por ky proces kërkon kohë.

Në studion e “Dua të të bëj të lumtur” këtë herë ishin shokët e klasës ata që e kishin ftuar Gersin, për t’i treguar se sa shumë e donin.

Miqtë zbuluan se Gersi është një nxënës i dalluar dhe një dashamirës i madh i futbollit, moment ky i cili do të kulmonte me prezencën në studio të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

Cana iu bashkua idesë së “Dua të të bëj të lumtur”, duke sjellë si dhuratë për Gersin dhe miqtë e tij, uniformat e Kombëtares, topat origjinal të firmosur prej tij dhe biletat për ndeshjen miqësore Shqipëri – Norvegji, që do të mbahet më 26 mars.

Momenti më emocionues ishte ai kur Cana i dha një mesazh të fortë për jetën Gersit, në të cilin nuk i përmbajti dot as vetë lotët.

“Gjërat më të rëndësishme arrihen me forcën më të madhe, që është brenda nesh. Bukuria e vërtetë e njeriut nuk gjendet në pamjen e jashtme, por gjendet në zemrat tona. Unë kam një djalë, që e quajnë Bojken. Unë dua që në të ardhmen ai të bëhet si unë dhe shpresoj që të më kalojë, por nëse do të ndjekë edhe hapat e Gersit do të isha shumë i lumtur”, – u shpreh ish-futbollisti.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY