Vajza bëni kujdes, edhe mashkulli ka të fshehtat e tij, ja cilat...

Vajza bëni kujdes, edhe mashkulli ka të fshehtat e tij, ja cilat janë

643
0
Shares

Edhe meshkujt, ashtu si femrat kanë të fshehtat dhe sekretet e tyre, të cilat nuk duan t’ua dijë askush. Prandaj, nëse nuk do ta vësh atë në siklet, mos e pyet për 6 gjëra, të cilat i kemi listuar në këtë artikull.

Cilat janë sekretet e punës së tij?
Asnjë mashkulli nuk i pëlqen kur e pyesin për sekretet e punës së tij apo të kompanisë ku ai punon. Është shumë e sikletshme ta pyesësh atë për të fshehtat e kompanisë dhe të ndërhysh në jetën e tij profesionale. Edhe në rast se vjen momenti dhe ai kërkon mendimin tënd për diçka në lidhje me punën, atëherë jep mendimin dhe mbështetjen tënde por pa pyetur më tepër seç duhet.

Sa para ka ai në bankë?
Është shumë e sikletshme të pyesësh të dashurin se sa fiton ai apo sa kursime ka në bankë. Prandaj, të paktën në periudhën fillestare nuk duhet ta pyesësh atë lidhur me këtë temë. Nëse gjërat shkojnë mire dhe ju do të keni një lidhje serioze, atëherë kjo temë do të hapet natyrshëm dhe nuk do të krijojë probleme.

Cila është femra e tij ideale?
Është një ide shumë e keqe të pyesësh atë se cila është femra e tij ideale? Kjo gjë nuk ka rëndësi, përderisa ai është me ty. Prandaj shmangi vetes dhe atij një situatë të sikletshme.

Pse dreqin ai shikon porno?
Nëse ti ke parë në kompjuterin e tij disa video me filma porno, nuk ke pse e pyet atë se për çfarë i duhen. Dihet se për çfarë i duhen… Dhe nuk është as e nevojshme të kërkosh nga ai betime se tani që je ti pranë, ai nuk do të shohë më kurrë porno. Besoje, është e tepërt, pasi natyra e mashkullit kështu është krijuar.

Sa të dashura ka pasur para teje?
Mos e pyet partnerin tënd se sa të dashura ka pasur para teje apo mos i kërko detaje rreth tyre, pasi do ta vësh atë në siklet, si dhe do të fillosh të ndjesh xhelozi më pas nëse ai ka pasur 10 të dashura ndërsa ti vetëm 2.

Cilat janë sekretet më të mëdha të miqve të tij?
Mos i kërko atij kurrë të të flasë për sekretet dhe të fshehtat e miqve të tij, pasi jeta e miqve të tij nuk është diçka publike, për të cilat ai mund të flasë me të tjerët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY