Monedha euro vazhdon të zhvlerësohet

Monedha euro vazhdon të zhvlerësohet

157
0
Shares

Euro prej disa ditësh ka nisur një trend rënës kundrejt lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet me rreth 132.6 lekë. Krahasuar me një vit mw parë monedha europiane është shvlerësuar me rreth 3 pikë.

Sipas njohësve të ekonomisë paketa e de-euroizimit ka ndikuar duke dhënë efekt psikologjik edhe pse Banka e Shqipërisë ka deklaruar se tregu i kursit të këmbimit nuk do të preket nga masat dhe do të jetë tërësisht i lirë.

Megjithatë një euro e dobët në këtë periudhë shpjegohet edhe me qarkullimin më të ulët të kësaj monedhe në ekonominë shqiptare. Gjithashtu në këtë situatë ka ndikuar raporti kërkesë-ofertë për euron.

Paraqitet një situatë tjetër në tregun ndërkombëtar ku monedha europiane ka fituar pikë kundrejt dollarit. Një euro e dobët kundrejt lekut shqiptar është pozitive për individët dhe bizneset që kanë marrë kredi në euro pasi do të paguajnë më pak interes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY