EMRA & FOTO/ Ekzekutoi me një plumb në kokë, arrestohet pensionisti vrasës...

EMRA & FOTO/ Ekzekutoi me një plumb në kokë, arrestohet pensionisti vrasës i shqiptares në Itali

238
0
Shares
Lavdije Kruja

Dy vite pas ekzekutimit të shqiptares Lavdije Kruja, autoritetet italiane kanë vënë në pranga një pensionist italian. Ai është 64-vjeçari Franco Vignati, banor në Chingnolo Po, të Pavias. Sipas mediave italiane, pensionisti akuzohet si autor i vrasjes së shqiptares Kruja, në Maj të 2016-ës.

Sipas prokurorit Domenico Chiaro dyshimet janë se ai e vrau shqiptaren në shenjë hakmarrjeje ndaj grave, vetëm sepse e kishte lënë partnerja, 6 ditë para krimit.

40-vjeçarja Lavdije Kruja, nënë e dy fëmijëve jetonte për vitesh në Itali, ku punonte si kujdestare. Ajo u qëllua me një plumb pas koke dhe u hodh në ujërat e Lambros. Kruja u zhduk më 30 Maj dhe trupi i saj u gjet rreth 10 ditë pas krimit, në grykderdhjen e lumit Po në Isola Serafini, pranë Piacenzës.

Lavdije Kruja kishte emigruar sëbashku me bashkëshortin dhe 2 djemtë. Martesa e tyre kishte përfunduar në divorc dhe ish-bashkëshorti ishte transferuar në Stradella së bashku me djalin e madh.

Ndërsa Lavdija me djalin e saj të vogël kishin gjetur strehë në shtëpinë e një të moshuari në Miradolo, ku dhe punonte. Falë punës dhe ndihmës së të moshuarit, 40-vjeçarja e cila njihej edhe me emrin Dea, kishte arritur të merrte me qira një shtëpi të vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY