DINAMIKA/ Vrasja e Devi Kasmit: Thërrit policinë se u vranë…

DINAMIKA/ Vrasja e Devi Kasmit: Thërrit policinë se u vranë…

225
0
Shares
Devi Kasmi

Dëfrim Kasmi, i njohur edhe me emrin Devi Kasmi, u ekzekutua me armë në një atentat mafioz më 29 Janar 2018 poshtë pallatit ku banonte. Tvklan.al po publikon dinamikën e vrasjes së 41-vjeçarit, bazuar në dosjen hetimore.

Sipas dëshmisë së një banori të zonës, rreth orës 18:00 ditën e hënë më 29 Janar, ai kishte shkuar tek makina e tij të cilën e kishte parkuar pranë një dyqani. Atë moment ai thotë se dëgjoi rreth 5-6 të shtëna me armë zjarri dhe kishte parë një motor të lëvizte me shpejtësi të lartë në drejtim të Unazës.

Më pas dëgjoi një banor të lagjes të thoshte “thërrit policinë se u vranë”.

Një tjetër banore e pallatit ku banonte Devi Kasmi, i ka thënë grupit hetimor se rreth orës 18:30 dëgjoi dy të shtëna me armë zjarri dhe pas disa sekondash edhe tre të shtëna të tjera. Ajo kishte parë poshtë pallatit një person me motor ngjyrë e zezë, që më pas u largua me shpejtësi në drejtim të Unazës.

Pas këtyre dëshmive, grupi hetimor ka analizuar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të parë lëvizjet e atentatorëve.

“Pasi janë parë pamjet filmike të marra nga akte të ndryshme, ka rezultuar se autori pas ngjarjes ka hipur në një furgon Vito me ngjyrë të bardhë”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka arrestuar ish-policin grek Efthimios Efthimiou si ekzekutori direkt i Dëfrim Kasmit, dhe tre bashkëpunëtorët Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Elton Halipaj. Ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari, i dyshuar si organizator dhe porositës i ekzekutimit. Tre ditë më parë, Gjykata e Apelit Tiranë la në burg Mario Meshinin, i cili dyshohet se është personi që nxorri në pritë Dëfrim Kasmin.

Meshini i kishte dërguar mesazh në celular 41-vjeçarit Kasmi për t’u takuar poshtë pallatit ku banonte viktima. Mario Meshini u tha hetuesve se në momentin që mbërriti me motor poshtë pallatit të Kasmit, aty ishin edhe vrasësit, të cilët qëlluan për vdekje 41-vjeçarin. Më pas, Mario Meshini shkoi në banesën e tij dhe jo në komisariat, duke argumentuar se ishte i tronditur nga vrasja dhe se ekzekutori i vendosi pistoletën në kokë duke e kërcënuar. Mirëpo kjo dëshmi e tij nuk e ka bindur Prokurorinë, e cila ka dyshime se Mario Meshini ka nxjerrë pikërisht në pritë Dëfrim Kasmin për t’u ekzekutuar.

Ndërsa ish-polici grek i arrestuar si vrasësi me pagesë, ka mohuar këto akuza dhe ka kërkuar të lihet i lirë duke lënë një garanci pasurore prej 10 mijë Euro. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY