Dështoi edhe lista e tretë e qeverisë për Gjykatën e Strasburgut, qeveria...

Dështoi edhe lista e tretë e qeverisë për Gjykatën e Strasburgut, qeveria ‘heq’ dorë nga gjyqtari

191
0
Shares

Qeveria shqiptare ka “harruar” të zëvendësojë gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, vend për të cilin prej rreth një viti e gjysmë është shpallur vakanca. Në këtë funksion vazhdon të qëndrojë gjyqtari Ledi Bianku, mandati i të cilit ka mbaruar zyrtarisht që në janar të vitit 2017. Qeveria tentoi të dërgojë në Strasburg tri lista me emra kandidatësh, por këto lista i janë refuzuar.

I kontaktuar nga “Panorama”, njëri prej anëtarëve të Komisionit Ad Hoc, i cili ka bërë seleksionimin e kandidaturave, Kristaq Traja, tha se ky komision nuk është mbledhur më që prej rrëzimit të listës së tretë. Traja ka qenë gjyqtar në Strasburg para se të dërgohej Ledi Bianku. “Kam qenë anëtar i komisionit prej pesë anëtarësh, por s’jemi mbledhur fare. Nga pikëpamja institucionale nuk ka absolutisht asgjë. Është vetëm lista e tretë që u kthye nga Strasburgu dhe që nga ai moment nuk jemi mbledhur. Lista është dërguar që para Vitit të Ri. Nuk ka asnjë lëvizje nga komisioni këtu. Bile, nuk di nëse ka komision të ri apo jo”, tha ish-gjyqtari i Gjykatës së Drejtave të Njeriut, Kristaq Traja.

Një vit më parë nga 11 kandidatura, Komisioni Ad Hoc përzgjodhi tre kandidatët, Ina Rama, Sokol Berberi dhe Gent Ibrahimi, ndërkohë që Strasburgu e rrëzoi këtë listë si të papërshtatshme. Më pas, qeveria shqiptare dërgoi një tjetër listë me kandidatë për në Strasburg, ku ishte sërish Sokol Berberi, Aurela Anastasi dhe Aleksandër Muskaj.

Por edhe kjo listë, në muajin prill të vitit 2017, u rrëzua sërish nga Këshilli i Europës. Qeverisë shqiptare iu kërkua të dorëzojë tri kandidatura të reja brenda 31 gushtit të këtij viti. Dhe në listën e tretë u dërgua nga qeveria Rama, emri i Sokol Berberit, Suela Mënerit dhe Irakli Koçollarit, por dhe kjo listë u refuzua sërish. Në raportet e publikuara nga Këshilli i Europës theksohet se kandidaturat e dërguara nga qeveria shqiptare dhe procedura e përzgjedhjeve të tyre nuk janë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

LISTA E PARË
Sokol Berberi
Ina Rama
Gent Ibrahimi

LISTA E DYTË
Sokol Berberi
Aurela Anastasi
Aleksandër Muskaj

LISTA E TRETË
Sokol Berberi
Irakli Koçollari
Suela Mëneri
Burimi: http://www.panorama.com.al/emrat-refuzohet-lista-e-trete-e-qeverise-per-gjyqtarin-e-shqiperise-ne-strasburg/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY