Përfundon takimi i Lulzim Bashës me kongresmenët amerikanë

Përfundon takimi i Lulzim Bashës me kongresmenët amerikanë

91
0
Shares

Një delegacion i Kongresit amerikan ka mbërritur në Tiranë dhe prej paradites së sotme po zhvillon takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës.
Delegacioni i përbërë nga shtatë kongresmenë amerikanë, kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte.
Rreth orës 17:20 minuta, delegacioni mbërriti në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim më shumë se një orë me kreun e kësaj partie Lulzim Basha.
Kongresmenët u larguan nga selia e PD-së pa dhënë komente.
Ndërkohë  gjatë paradites u takuan me Presidentin Bujar Nishani dhe Presidentin e zgjedhur Ilir Meta i cili mban aktualisht postin e kreut të Kuvendit.
Vizita e kongresmenëve amerikanë,  vjen ndërkohë që opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Pavarësisht negociatave të zhvilluara javën e kaluar, palët politike nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje për krizën politike. Opozita këmbëngul për krijimin e qeverisë teknike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY