Dajti zbulon avokatin mbrojtës por sërisht sot shtyn gjyqin

Dajti zbulon avokatin mbrojtës por sërisht sot shtyn gjyqin

262
0
Shares

Dajti zbulon avokatin mbrojtës por sërisht sot shtyn gjyqin Është shtyrë për të disatën herë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, procesi gjyqësor kundër të pandehurit Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër efektivave të Policisë së Shtetit në Durrës. Pas shumë seancash gjyqësore Dritan Dajti sot është përfaqësuar në gjykim me një avokat mvrojtës të zgjedhur prej tij.

Por për shkak se avokati nuk ka pasur kohën dhe mundësinë për tu njohur me aktet hetimore në dosjen voluminoze, ai kërkoi që seanca e sotme të shtyhej me qëllim për tu njohur me materialet e kësaj dosje voluminoze. Kërkesa e avokatit mbrojtës është pranuar nga ana e gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për ditët në vijim.

Rasti i Dritan Dajtit është një ndër proceset gjyqësore, që ka kaluar në ekstremitet afatet e gjykimit dhe se prej shumë vitesh drejtësia Shqiptare, nuk është në gjendje të dalë me një vendim të formës së prerë, për të arrestuarin e vrasjes në Durrës së katër efektivave të policisë së shtetit,Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe shokun e tij nga Lushnja Ledion Mara. Kur duhen dhe pak muaj që masakra e Durrësit që tronditi rradhët e policisë së shtetit të përkujtohet në 9 vjetorin e saj, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar.

Pesë gjyqtarët e rretheve të caktuar nga KLD Luan Dervishi Relator, dhe anëtarët Fuar Fierdha, Skënder Demiraj, Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli paraqiten çdo të premte në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda,me shpresën se do zhvillojnë një seancë gjyqësore por në fakt ashtu siç vijnë nga rrethet ku punojnë si Shkodra, Vlora dhe Durrësi ashtu dhe kthehen. Kjo për ta për mëse një vit e gjysëm është kthyer në një ritual, ndërkohë që procesi gjyqësor shtyhet e shtyhet pafundësisht.

Trupi gjykues çdo të premte prezanton veten dhe bën apelin e palëve të përfshira në proces, dhe në fund e mbyll me shtyrje për shkak të mungesës së avokatëve, për të mbrojtur Dritan Dajtin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY