EMRI/Kampioni shqiptar i Italisë, policia i sekuestron gjithë pasurinë

EMRI/Kampioni shqiptar i Italisë, policia i sekuestron gjithë pasurinë

360
0
Shares

Policia italiane ka sekuestruar pasurinë e një shqipgtari, emër i njohur i sportit të boksit në Itali. Ai dhe 11 persona të tjerë mes të cilëve edhe dy shqiptarë u akuzuan për krijimine një organizate kriminale dhe u janë sekuestruar të gjitha asetet pasurore.

Tre shqiptarët Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi dyshohet se janë pjesë e klanit mafioz Casalesi, dhe për pasojë iu janë sekuestruar edhe pasuritë. Vlera materiale e sekuestruar kap shifrën 23 milionë euro.

Në këto pasuri përfshihen të gjitha asetet e 3 kompanive individuale, kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere, 8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas, një terren i pozicionuar në Romë, 8 makina, 1 motorr.

Hetimet ekonomiko i nisur në tetor të 2013 kanë çuar në ekzekutimin e operacionit “Criminal Games” e në shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar me akuzën në pjesëmarrje në organizim mafioz, aktivitet të paligjshëm në sektorin e slot-machine, në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim e zhvatje, shkruan repubblica.it.

Hetimet kishin zbardhur se si ky organizim kriminal i përbërë nga dy grupime me kërcënim e dhunë ushtroin zotërimin e territorit të qëndrave të lojrave të fatit e të pikave të bastit. Për ta realizuar këtë ata mbështeteshin tek grupi i shqiptarëve i quajur “boksierët” të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj kampion italian e europian në peshën mesatare.

Në kuadër të këtij hetimi i ekzekutua një tjetër opearcion i Policisë së Romës i koduar “Vento del Est” , i cili zbuloi se grupi Guarnera ishte i përfshirë në një trafik ndërkobmëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin “Rikardino”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY