Greqi, pesë shqiptarë i presin rrugën, kërcënojnë dhe grabisin çiftin grek

Greqi, pesë shqiptarë i presin rrugën, kërcënojnë dhe grabisin çiftin grek

162
0
Shares

Një çift të rinjsh grekë është sulmuar nga një grup personash mbrëmjen e së enjtes, të identifikuar si shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur pas orës 22.00, në rrugën “Apostolou Pavlou Filopappoush”.

Çifti i të rinjve grekë të moshës 19-vjeç, ishin duke lëvizur rreth zonës kur u përballën me pesë shqiptarët, bën publike gazeta “Protothema”. Shqiptarët u janë afruar të rinjve dhe nën kërcënimin e thikave që kishin me vete u kërkuan atyre t’u jepnin gjithçka personale që kishin me vete.

Një nga shqiptarët, sipas viktimave, ishte veçanërisht agresiv. Pasi i grabitën shqiptarët u larguan në errësirë.

Çifti njoftoi menjëherë policinë, dha përshkrimet e tyre dhe pak orë më pas u bë arrestimi i katër prej tyre, të cilët janë të moshës 18, 19, 20-vjeçar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY