EMRI & FOTO/ PD: Parlamenti të shkarkojë anëtarin e KLGJ-së

EMRI & FOTO/ PD: Parlamenti të shkarkojë anëtarin e KLGJ-së

573
0
Shares
Erjon Muharremaj

Parlamenti duhet të shkarkojë për përfshirje në politikë anëtarin e KLGJ-së, Erjon Muharremaj. Të njëjtin fat duhet të ketë edhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.

Kjo është kërkesa e PD-së e bërë sot nga nënkryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Gent Strazimiri.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të grupit parlamentar Gent Strazimiri

Edi Rama po kontrollon gjithçka në vend: krimin e organizuar me të cilin qeveris, sistemin bankar, nëpërmjet te cilit pastron paratë e pista të korrupsionit, sistemin e drejtësisë, i cili i siguron paprekshmëri

Dhe së fundmi, po shndërron universitetet në shkolla partie.

Mediat publikuan të enjten prova sesi Dekani Artan Hoxha, një ish hetues i diktatures, e ka shndërruar Fakultetin e Drejtësisë në zyrë reklamash e rekrutimi për Fondacionin POLITIK të Partisë Socialiste, “Qemal Stafa”, që, deri dje drejtohej nga Ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri, nën hetim për tarfik ndërkombëtar droge. 

Në website-in e Fakultetit të Drejtësisë, për të cilin është përgjegjës Dekani i Fakultetit, është publikuar një thirrje për pedagogët dhe studentët që të shkruajnë në revistën POLITIKE të Fondacionit POLITIK “Qemal Stafa”, të partisë POLITIKE “Partia Socialiste”.

Kjo organizatë e Partisë Socialiste në Fakultetin e Drejtësisë, ështe gjithashtu zyrtarisht, edhe bërthama e “ekspertizës” për të gjitha paudhësitë që “Partia” ka draftuar e miratuar për të bërë të mundur rikthimin edhe “de jure” të “drejtësisë socialiste”.  

Zëvendës dekani Erjon Muharremaj, i cili ka shpërndarë me email këtë ofertë të ‘partisë”, është edhe nje individët që supozohet të përzgjedhë “punonjësit e drejtësisë së re”, asaj “të paanshmes”, “të drejtës”, “të papërlyerës” me politikë.

Muharremaj, është i fundmi i një liste të përzgjedhur mes individësh që nuk plotësojnë kriteret bazë të vendosura nga ONM, në të cilën është klasifikuar i nivelit mesatar, pra “mediokër”.

Partia Demokratike do t’i kërkojë Parlamentit edhe zyrtarisht shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Erjon Muharremaj për përfshirje në aktivitet POLITIK për llogari të partisë së Edi Ramës, ashtu sikurse bën thirrje për shkarkimin edhe të shefit të tij, Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.  

Deri tani, nga rezultatet e “selektimit të rëndomtë”, rezulton se “drejtësinë e re” do ta ndërtojnë: 2 spiunë, 2 persekutore, 2 te skualifikuar nga ONM, 2 persona thellësisht politike me aktivitet e letra zyrtare!

Për rastin “Muharremaj”, megjithëse i klasifikuar i nivelit mediokër nuk kishte prova qe është i zyrtarisht “i Partisë”!

Qenka jo vetem i Partise, por “shkencërisht” i Partisë.

 “Selektimi i rëndomtë” i bërë nga “Partia”, ka krijuar të gjitha kushtet edhe “de jure”, për një drejtësi të “rëndomtë”. Aq të rëndomtë, sa të ketë të gjithë potencialin për të shkaktuar sërish jo më pak se 14.200 të pushkatuar ose të vdekur në burgje me “vendim Partie”, 74.000 të burgosur me vendim partie, mbi 300.000 te internuar me vendim partie, dmth aq sa të shkaktojë sërish, “rëndom”, një dëm tjetër rreth 4 miliardë dollarësh dëmshpërblime për dënim të padrejtë, pa u larë ende as gjysma e dëmit të parë të shkaktuar po prej së njëjtës parti, përmes të njëjtëve persekutorë!

Një gjë është më shumë se e sigurtë: Kjo nuk është një “drejtësi e re”!

Është padrejtësia më e vjetër e më e dhimbshme që shqiptari i ka shkaktuar shqiptarit!

Ështe tragjedia që e kemi parë njëherë e që jemi betuar që nuk do të kthehet KURRË MË, ditën kur guxuam të ngrihemi në emër të LIRISË.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY