Itali, kapen shqiptarët me 366 kg kanabis

Itali, kapen shqiptarët me 366 kg kanabis

143
0
Shares

Bllokohet sërish drogë shqiptare në Itali. Policia italiane e Fraskatit në afërsi të Romës ka ekzekutuar një operacion që ka çuar në sekuestrimin e rreth 366 kg marijaunë dhe në arrestimin e tre personave 2 shqiptarë 22 e 26 vjeç dhe një italian nga qytetit i Brindizit 41 vjeç.

Lënda narkotike shërbente për të furnizuar tregjet ilegale të drogës në provincën e Romës. Tre personat u arrestuan në flagrancë ndërsa po shkëmbenin drogën në një parking në zonën Prenestina.

I riu 22-vjeçar, shqiptar ndodhej në automjetin tip Fiat së bashku me shtetasin italian dhe shkëmbyen makinën me automjetin tip Opel Corsa e drejtuar nga shqiptari tjetër 26 vjeçar. Operacioni i policisë italiane çoi në sekuestrimin  në bagazhin e Fiat Multipla të 173 kg marijuanë e konfeksionuar në 13 pako të mëdha. Ndërsa pas kontrollit në banesën e 26-vjeçarit shqiptar u gjetën dhe 14 pako të tjera marijuanë në peshë 188 kg.

Gjatë operacionit u sekuestruan dhe rreth 5300 euro cash si dhe instrumente për konfeksionimin e peshimin e  drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY