VIDEO/ Bllokohet kamioni me drogë në Port, por trafikantët e 450 kg...

VIDEO/ Bllokohet kamioni me drogë në Port, por trafikantët e 450 kg kanabis “i shkasin” Policisë

99
0
Shares
Foto Ilustruese

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast të trafikut të drogës nëpërmjet portit të Durrësit.
Burime zyrtare nga Drejtoria vendore e Policisë së Durrësit, bëjnë të ditur se filloi procedimi penal më gjendje të lirë në ngarkim të Sh. J. 61 vjeç,  banues në Tiranë,  drejtuesi i mjetit.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e A. R., 24 vjeç, dhe; E. S., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Të njëjta burime saktësojnë se më datë 29. 01. 2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip “Scania” me targë përpara AA 822 OS dhe targë mbrapa ADT 801, me drejtues Sh. J., pas dyshimeve nga specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në skaner.
Në përfundim u konkludua  një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave, ku pas peshimit  rezultoi në total një sasi rreth 450 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2,  22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY