DETAJE/ Atentati me silenciator, ja për sa euro borxh u ekzekutua biznesmeni,...

DETAJE/ Atentati me silenciator, ja për sa euro borxh u ekzekutua biznesmeni, shoqërohen 3 persona

177
0
Shares
Viktima, Memli Begalla

Borxhet në shuma të mëdha apo mashtrimet me hua mijëra eurosh me premtimin e kthimit me interes të lartë, dyshohet të jenë shkaku i ekzekutimit të biznesmenit 64- vjeçar, Memli (Afrim) Begalla, shkruan “Panorama”.

Në këtë drejtim i ka përqendruar hetimet Policia e Tiranës për zbardhjen e atentatit mafioz, që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Nikolla Tupe”, pranë Minibashkisë nr.5. Madje për këtë arsye, janë shoqëruar për të dhënë shpjegime në lidhje me ngjarjen 3 biznesmenë, të cilëve Begalla u kishte borxhe, deri në 90 mijë euro. Të tjerë, që vite më parë i ishin drejtuar edhe Gjykatës, duke paditur viktimën për moskthimin e parave, po verifikohen nga grupi hetimor.

Edhe pse burimet thonë se ekzekutimi i Memli Begallës është kryer nga vrasës me pagesë dhe jo nga vetë personat, me të cilët ai mund të kishte konflikte. Kjo e bën edhe më të vështirë hetimin e Policisë së Tiranës, pa llogaritur pengesat që kanë ndeshur në vendin ku ndodhi vrasja.

Një vend “perfekt” për kryerjen e një krimi të tillë, për shkak të errësirës, orës së vonë me lëvizje të kufizuara, në një shesh që rrethohet nga të katra anët me pallate, të mbushur me makina të parkuara ngjitur njëra-tjetrës. Edhe pse në një prej zonave më të populluara të Tiranës, asnjë person nuk ka rastisur pranë vendit të ngjarjes, në momentin kur autori ka pritur viktimën, kur e ka qëlluar apo edhe kur është larguar.

Skena e krimit

Gjatë paradites së djeshme, oficerë të Policisë së Tiranës dhe ekspertë kriminalistë janë rikthyer në vendin ku u vra biznesmeni Memli Begalla, ku kanë kryer veprime të tjera hetimore, sigurim provash dhe rindërtim të skenës së krimit.

Burime nga Policia thanë se Begalla është qëlluar para automjetit të tij tip “Renault”, që e kishte parkuar në sheshpushimin e rrethuar nga të katra anët me pallate, në njërin prej të cilëve jetonte edhe ai vetë. Sapo i është afruar makinës, autori, që, sipas Policisë, ka qenë duke e pritur aty, i është afruar duke e qëlluar një herë të vetme në kokë. Askush nuk ka parë e as nuk ka dëgjuar asgjë, pasi trupi i pajetë është parë nga kalimtarët disa minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.

Kjo, sipas Policisë, edhe për arsye se vendi i ngjarjes nuk ka ndriçim e autori i ka pasur të gjitha mundësitë që të fshihej mirë, por edhe për shkak se ai dyshohet të ketë përdorur një pistoletë me silenciator. Pas krimit, autori dyshohet se është larguar nga një prej tre rrugicave që të nxjerrin nga sheshi mes pallatesh. Dy prej tyre janë vetëm për këmbësorë dhe kanë dalje në rrugën “Adbyl Frashëri”, pranë Sheshit “Wilson”.

Ndërsa dalja e tretë, një tunel që është e vetmja hyrjedalje për makina, ku ka dhe kamera sigurie, të nxjerr në rrugën “Nikolla Tupe”, pak metra pa shkuar te Minibashkia nr.5. Sipas Policisë, autori ka pasur edhe një bashkëpunë- tor që e ka pritur në makinë, me të cilën ai edhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, Policia tha se ishte në ndjekje të një makine tip “BMVV”, me ngjyrë të zezë, pasi dyshohej se ishte mjeti i përdorur nga autorët e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY