Basha: Demarkacioni me Malin e Zi, lajmi më i mirë për 10-vjetorin...

Basha: Demarkacioni me Malin e Zi, lajmi më i mirë për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

114
0
Shares

“Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit evropian”.

Kështu është shprehur sot kreu i PD-së Lulzim Basha pas marrëveshjes së firmosur midis dy presidentëve Hashim Thaci dhe Filip Vujanovic.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY