EMRA & FOTO/ Greqi, shkatërrohet banda greko-shqiptare e trafikimit të drogës

EMRA & FOTO/ Greqi, shkatërrohet banda greko-shqiptare e trafikimit të drogës

127
0
Shares

Autoritetet helenë kanë goditur një bandë greko-shqiptare të trafikut të drogës dhe të posedimit të paligjshëm të armëve. Operacioni është zhvilluar në 22 janar ndërsa ditën e djeshme janë publikuar emrat e trafikantëve.

Në pranga u vunë 7 persona, 4 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe 3 grekë. Mediat greke shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë: Renado Hodallari 27 vjeç, Spartak Zene 31 vjeç, Fatjon Habibaj 33 vjeç, Devis Nikolli 24 vjeç.

Të arrestuarit zhvillonin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Atikës, shkruan Ora News. Anëtarët e organizatës i kishin të përcaktuara rolet, ku shqiptarët kishin rolin kryesor. Ajo drejtohej nga 27-vjeçari Renado Hodallari ndërsa rol të rëndësishëm kishin edhe dy shqiptarë të tjerë.

Të arrestuarve iu sekuestrua 105 kilogram kanabis, 12 mijë euro dhe sende të tjera që përdoreshin për aktivitetin kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY