Parlamenti voton vetingun për policinë, LSI përcahet për Energjinë

Parlamenti voton vetingun për policinë, LSI përcahet për Energjinë

152
0
Shares

Parlamenti ka miratuar sot pasdite me procedurë të përshpejtuar ligjin për vettingun në polici, i cili ka marrë 86 vota pro dhe 1 abstenim, duke shënuar një nga ligjet me më shumë vota që është votuar prej një viti në Parlament. Ligji për vettingun parashikon kontrollin etik, profesional për rreth 13 mijë policë në të gjithë vendin, cfarë pritet të sjellë një përmbysje të madhe në rradhët e policisë së shtetit.

Në seancën e sotme është miratuar edhe ligji për Bursën e Energjisë i cili nuk u votua nga opozita. Por përkundër këtij qëndrimi disa deputetë të LSI kanë dhënë votën pro në parim. Tre prej tyre kanë qenë ministra në qeverinë Rama . Ata janë Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Shezai Rrokaj, Nasip Naço dhe Viktor Tusha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY