“Skënderbeu” hedh poshtë lajmin për dënim nga UEFA

“Skënderbeu” hedh poshtë lajmin për dënim nga UEFA

190
0
Shares

KF “Skënderbeu” deklaroi sot se nuk ka ndonjë vendim të trupave gjykuese disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut. Deklarata e botuar në rrjetin social Facebook merrte shkas nga lajmet më të fundit të publikuara në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut.

Sipas deklaratës së klubit “dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA”. “Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit” thekson deklarata e KF “Skënderbeut”.

“Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s” shpjegon deklarata, duke shtuar më tej se “ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çeshtje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore”.

“KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës. Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek proçedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses” bëhet e ditur në deklaratën e KF “Skënderbeut” botuar në rrjetin social Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY