DOKUMENTE & SKANDAL/ Anëtari i KLGJ dhe zv/dekani i Drejtësisë thirrje pedagogëve:...

DOKUMENTE & SKANDAL/ Anëtari i KLGJ dhe zv/dekani i Drejtësisë thirrje pedagogëve: Bëni propagandë e artikuj për fondacionin e PS

1560
0
Shares
Erjon Muharremaj

Në faqen kryesore të Fakultetit të Drejtësisë të dekanit, Artan Hoxha, reklamohet revista politike “Politicus” e Fondacionit të krijuar nga Partia Socialiste me emrin “Qemal Stafa”, që deri pak kohë më parë e drejtonte Sajmir Tahiri, raporton “Panorama”.

Por një email që ka qarkulluar në postat e pedagogëve, e thellon akoma më tej këtë skandal, pasi tregon se universitetet që duhet të jenë të pavarura, i japin hapësirë një fondacioni të PS.Sic shihet në foton që publikon “Panorama” më poshtë, një punonjës i Fakultetit të Drejtësisë, i çon email pedagogëve dhe i kërkon gë të bëjnë shkrime për fondacionin “Qemal Stafa”.

 

b453fec2-8ff3-44a8-8b83-87037c3abc7f

Punonjësi Erjon Muharremaj, është zv/ Dekan i Fakultetit të Drejtësisë si dhe anëtar i KLGJ i zgjedhur së fundmi nga shorti me gogla.

JA PERMBAJTJA E EMAIL DERGUAR PER PEDAGOGET:

Revista politike “POLITICUS”

FONDACIONI “QEMAL STAFA”

THIRRJE PËR ARTIKUJ ANALITIK

“DREJT DREJTËSISË SOCIALE NË SHQIPËRI”

Fondacioni “Qemal Stafa” në kuadër të lancimit të Revistës Politike, “POLITICUS”, hap thirrjen për publikimin e artikujve analitik. Për të inkurajuar reflektimin politik, me anë të kësaj thirrje, mirëpresim kontributin tuaj nën temën “Drejt Drejtësisë Sociale Në Shqipëri”.

Drejtësia sociale është një term që rrjedh nga qëllimi për të patur marrëdhënie shoqërore të rregulluara nga ligji, por mbi të gjitha, “e drejta” të zbatohet nga Institucionet duke i vendosur individët në kushte të barabarta.

Drejtësia Sociale përfshin një gamë të gjërë temash, si për shembull:

• Trajtimi i të dënuarve në burgje;

Faqja e Fakultetit ku reklamohet aktiviteti i Fondacionit te PS "Qemal Stafa"
Faqja e Fakultetit ku reklamohet aktiviteti i Fondacionit te PS “Qemal Stafa”

• Alternativat e Politikave Shtrënguese përkundrejt atyre Sociale;

•Drejtësia Penale Për të Miturit;

•Sfidat dhe Perspektivat e Drejtësisë Restauruese në Shqipëri;

•Ofrimi i ndihmës ligjore falas;

•diskriminimi ndaj minoriteteve;

•Koordinimi i dhunës në Familje etj.

Aktualisht një sërë hapash po merren nga Shteti Shqiptar për arritjen e këtij standarti prandaj ajo cfarë pritet nga kjo thirrje është kontributi që mund të ofrohet duke reflektuar mbi drejtimin dhe trajtimin që duhet ti bëhet Drejtësisë Sociale në politikë. Në mënyrë që shteti të hartojë politika sa më të drejta dhe eficente në funksion të këtij qëllimi, idetë dhe opinionet inovatore të akademikëve dhe ekspertëve të fushës duhen promovuar në të gjitha format e mundshme, si një ndihmë dhe vlerë e shtuar për ata që merren me politikbërjen.

Ne mirëpresim propozimet tuaja të cilat hulumtojnë aspekte të ndryshme të “Drejtësisë Sociale në Shqipëri”.

Aplikimet:

Artikujt Analitikë duhet të jenë 1500 deri në 3500 fjalë dhe duhet të dërgohen me email tek adresa fqs.paperproposals@ gmail.com përpara datës 20 Shkurt 2018 ora 23:30.

Të gjitha aplikimet do të kalojnë përmes procesit të shqyrtimit nga Bordi i Redaktimit Shkencor. Vetëm për artikujt të cilët do të aprovohen nga Bordi i Redaktimit, do të vijojnë për publikim.

Për çdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në fqs.paperproposals@gmail. com.

Hulumtimi “Drejt Drejtësisë Sociale në Shqipëri” synon shkrime origjinale si kontribut për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY