VITI 2017/ Analiza e KLSH, ja sa llogaritet dëmi ekonomik dhe sa...

VITI 2017/ Analiza e KLSH, ja sa llogaritet dëmi ekonomik dhe sa kallëzime penale për drejtues të nivelit të mesëm e të lartë

224
0
Shares

Në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj bëri me dije se përgjatë vitit 2017 janë kryer plot 256 auditime, ndërsa dëmi ekonomik përllogaritet 11.5 miliardë lekë. Teksa bëri një pasqyrë të vitit që kaloi, Leskaj tha se janë bërë 47 kallëzime penale për drejtues të nivelit të mesëm e të lartë.

I pranishëm në analizën e KLSH-së, Presidenti Meta tha se në një kohë kur besueshmëria tek institucionet publike është në nivele jo fort inkurajuese, ruajtja e integritetit dhe legjitimitetit moral për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbetet një sfidë e rëndësishme.

Ndaj Meta apeloi se mbetet domosdoshmëri rikthimi i besimit tek institucionet publike dhe vendimmarrja e tyre.

“Në një kohë kur besueshmëria tek institucionet publike është në nivele jo fort inkurajuese, ruajtja e integritetit dhe legjitimitetit moral për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbetet një sfidë e rëndësishme.

Ju duhet të drejtoni nëpërmjet shembullit tuaj, duke përcjellë tek publiku, si dhe tek institucionet e tjera perceptimin e paanësisë, profesionalizmit dhe integritetit, duke qenë pararojë e reformimit të proceseve, që garantojnë transparencë dhe maksimizojnë interesin publik”, tha Presidenti Meta.

KLSH e zhvilloi analizën e saj në Korpusin e Ri të Universitetit të Durrësit, në prani të pedagogëve dhe studentëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY