Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur në Presidencë, ish-presidentin Sali Berisha, i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës për t’u konsultuar për marrëveshjen e ndarjes së detit me Greqinë dhe Proltfuqishmërinë që kërkon Ministri i jashtëm Ditmir Bushati për të. Presidenti Meta u konsultua dje me ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani dhe paraditen e sotme, me Alfred Moisiun dhe Rexhep Meidanin.
Procesin e konsultave, Meta e mori me iniciativë për shkak të rëndësisë që ajo paraqet për interesat kombëtare.
Disa javë më parë, Ditmir Bushati, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi bisedime dypalëshe me homologun grek Nikos Kotzias në Korçë lidhur me marrëveshjen e ndarjes së detit ndërmjet dy vendeve. Tashmë Bushati ka kërkuar nga Presidenti, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prlotfuqishmëri për ta përfunduar marrëveshjen, e cila ka hasur në kundërshtimin e fortë të opozitës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/