Ha plonca e pi raki, Dash Shehi i përgjigjet Edi Ramës: Nuk...

Ha plonca e pi raki, Dash Shehi i përgjigjet Edi Ramës: Nuk fëlliqem fare nga këlyshët e komunizmit

358
0
Shares

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi, sot nga Kuvendi, i ka dhënë përgjigje deklaratave ironizuese të kryeministrit gjatë seancës së kaluar, ku ironizoi kreun e LZHK-së për ato që ai i quajti prirje europiane në lidhje me investimet e kompanive turke për aeroportin e ri të Vlorës. Shehi tha se nuk fëlliqet fare se pse ha plonca dhe groshë dhe sipas tij mjafton që t’i shërbejë vendit.

“Ne të Tironës hamë plonca dhe groshë, por ai ha haviar si aristokratët. Le të thotë se unë ha groshë dhe plonca. Nuk fëlliqem fare dhe mjafton që unë t’i shërbej vendit. Këto janë këlyshët e komunizmit dhe duan ta shesin Shqipërinë për interesat e tyre. Nëse këtu bëjmë batuta me plonca dhe raki, ai është nxënësi im dhe unë e lë 200 vite pas, por nuk duhet të merremi me këtë punë. Nuk jemi shteti i karagjozëve. Unë i bëj shërbim vendit tim, ju flisni sa të doni për punën e stomakut”- tha kreu i LZHK.

Deklarata e Edi Ramës një javë më parë

E dini fort mirë se sa të jetë kjo parti ju s’keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi. Për sa kohë e sunduat dhe torolitët duke e kthyer shtetin shqiptar në një zhele pa vlerë. Jeni gati të fshiheni pas një identiteti tjetër që të mos ju kapin. Dëgjova njërin nga ju që doli në një kazan dhe tha s’duam ne investime turke, ai kur gdhihet ha pilaf e pi raki e fillon drekën me plënc e në aksham groshë fshin buzët me peshqir dhe thotë ne jemi pro europianë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen s’keni faj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY