Kërkohet dorëheqja e Rektorit të Universitetit të Tiranës, ja kur zyrtarizohet nisma

Kërkohet dorëheqja e Rektorit të Universitetit të Tiranës, ja kur zyrtarizohet nisma

178
0
Shares

Ajo që “paralajmëroi” kryeministri Edi Rama sot nga salla e Kuvendit për një konflikt midis katër dekanëve me rektorin e universitetit të Tiranës, Mynyr Koni pritet të zyrtarizohet në orën 14.00. Katër dekanë kanë njoftuar për një dalje në një konferencë shtypi, prej nga pritet të kërkojnë dorëheqjen e rektorit Mynyr Koni.

Pjesë e këtij debati u bë sot në kuvend edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, “… Me Mynyr Konin nuk bën do pazare tenderash, ndaj tani ka vendosur ta shkatërrojë Universitetin e Tiranës”.

Më herët sot, Rektori i Universitetit të Tiranës ka hedhur akuza mbi kancelarin dhe bordin e administrimit që sipas tij e kanë futur në kolaps funksionimin e universitetit.

“Ajo që ka ndodhur është që me miratimin e buxhetit 2017, kancelari dhe për pasojë bordi nuk kanë zhvilluar asnjë procedura duke penguar dhe duke kaluar në kolaps funksionimit e UT. Veprimet e tyre kanë qenë në shkelje të plotë të ligjit duke marrë rolin e punëdhënësit që në asnjë nen të arsimit të lartë, kancelari nuk ka të drejtën e punëdhënësit. Ashtu edhe bordi i administrimit në asnjë nen nuk ka të drejtë të emërojë ose shkarkojë punonjës të rektoratit të UT, por ligji i ka dhënë të drejtën të vetëm emërimin dhe shkarkimin e administratorit të universitetit”, u shpreh Koni.

Koni tha gjithashtu se paguhen punonjës që i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

“Drejtoria e Burimeve Njerëzore që nga mesi i dhjetorit është e bllokuar ku ndodhet i gjithë dokumentacioni me të cilën punohet. Pengohen me urdhër verbal punonjësit të futen në UT. Vazhdojnë mos paguhen punonjës që kryejnë detyrën përkatëse sipas specialitetit të tyre. Paguhen punonjës që i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës, në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë është informuar ministria dhe nuk ka asnjë reagim. Bordi është një strukturë e cila ka përgjegjësi ligjore për veprimtarin financiare dhe administrative, por që garanton përmbushjen e misionit e cila e realizon senati akademik. Bordi nuk ka asnjë detyrim ligjor ndaj senatit akademik”, vijoi rektori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY