Berisha: Rama nga pozitat e injorantit sulmon elitat kombëtare

Berisha: Rama nga pozitat e injorantit sulmon elitat kombëtare

119
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sjelljes së kryeministrit Edi Rama me aktorët e pedagogët.

“Në këtë seanca shqiptarët panë kreun…, kreun…, kreun… e të gjitha ve në Shqipëri që ka ndërmarrë nga pozitat e injorancës totale të dështimit të plotë, që ka ndërmarrë një sulm total ndaj elitës së këtij kombi.  Kjo përbën një nga të zezat më të mëdha në historinë  e këtij vendi. Xhailët morën pushtetin dhe ju vërsulën elitës kombëtare”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha është përplasur me kreun e qeverisë, Edi Ramën në Kuvend për ligjin e Arsimit të Lartë dhe e  ka akuzuar se Rama merr para me çanta për favoret që iu bën universiteteve private duke shkatërruar Universitetin Publik të Tiranës, më të madhin dhe me numrin më të madh të studentëve.

“Injorantët këtu pas meje nuk dinë as ta lexojnë ‘Pizën’, tha Berisha, duke iu drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrave. – Këta nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me arsimin, shkollën, inteligjencën. Me një urrejtje patologjike teatrore është vërsulur këto ditë kundër universiteteve. A e dini se me atë ligj që ky mburret se ka vendosur për fëmijët tuaj, ka tarifat më të larta të kontinentit europian, deri në 7 herë më të larta se në çdo vend tjetër, përjashtuar këtu Britaninë e Madhe?! A e dini se me ligjin që bëri, paratë e taksave tuaja jua kalon universiteve që i sjellin me çanta, eurot në zyrë?! Ka 5 vite që ka ndaluar doktoraturat në universitete publike dhe ato vazhdojnë pa asnjë ligj në universitetet private, vetëm se mbajnë me 8 mijë euro për copë, universitetet e klientelës?!”.

“… Me Mynyr Konin nuk bën do pazare tenderash, ndaj tani ka vendosur ta shkatërrojë Universitetin e Tiranës”, akuzoi midis të tjerave Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY