DETAJE/ Vrasja e Suela Sulës, ja si “e përgjoi” veten bashkëshorti i...

DETAJE/ Vrasja e Suela Sulës, ja si “e përgjoi” veten bashkëshorti i akuzuar

238
0
Shares

Seanca për vrasjen e Suela Sulës, ka vijuar sot në gjykatë, me dëgjimin e regjistrimeve audio nga telefoni i viktimës me ish-bashkëshortin Satedin Sula. Prokurori paraqiti në gjykatë 5 regjistrime audio të kryera në shtator 2015 ku shfaqeshin debate mes çiftit ku Satedini akuzonte bashkëshorten se fëmijën e 3-ë e kishte me persona të tjerë. Po kështu në debat e sipër viktima i kërkonte të pandehurit të kryenin analizën e ADN-së për të vërtetuar së fëmija ishte i tij dhe njëherazi i kërkon divorcin.

Këto regjistrime ishin realizuar nga viktima, ndërsa në një moment të grindjes midis bashkëshortëve, burri i ka marrë gruas celularin dhe pa pasur dijeni se ai ishte duke regjistruar bisedat, e ka futur në xhep. Pas kësaj, celulari për rreth 11 orë ka vijuar të regjistrojë ede bisedat e të akuzuarve, bashkëshortit Sadetin Sula dhe bashkëpunëtorit Fation Karmeshta.

Për pasojë, nga regjistrimet që u dëgjuan sot në gjykatë, dëgjohen edhe bisedat mes Satedin Sules dhe Fation Karmeshtës, ky i fundit i dyshuar si ekzekutor, ku Sula kërkon ndihmë Karmeshtës ti bëjë magji bashkëshortes së tij që mos e kundërshtojë. Karmeshta i thotë të pandehurit se gruan do ia nënshtrojë duke i bërë magji dhe për këtë ai merrte para. Regjistrimet audio u zbuluan një vit pas ngjarjes.

Fatjon Karmeshtna

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY