DETAJE & FOTO/ Vrasja e biznesmenit mbrëmë, e paralajmëruar

DETAJE & FOTO/ Vrasja e biznesmenit mbrëmë, e paralajmëruar

263
0
Shares

Të tjera detaje zbulohen nga ekzekutimi i 64-vjeçarit Memli (Afrim) Begalla mbrëmë në kryeqytet. Mësohet se viktima është qëlluar sapo ka tentuar të hipe në mjetin e tij. Sipas burimeve viktima mund ta ketë njohur atentatorin pasi është qëlluar nga afër dhe vetëm me 1 plumb në koke i cili rezultoi vdekjeprurës.

Arma dyshohet të ketë qenë me silenciator pasi as banoret e pallatit dhe as bizneset afër nuk kane dëgjuar të shtëna me armë. Policia është vënë në lëvizje vetëm pasi banorët e pallatit te rruga “Nikolla Tupe” kane pare trupin e shtrire. Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jenë konfliktet për shkak të borxheve të shumta.

Sipas specialisteve të krimit ekonomik viktima kishte nën administrim disa biznese. Ishte administrator i kompanisë “LAB”, i 2 dyqaneve që tregtojnë goma, një në autostrade dhe një në Yzberisht.

Afrim Begalla cili ka ndërruar emrin në Memli Megalla rezulton që tu ketë shumë personave borxh në shuma të mëdha eurosh dhe lekësh. Me disa prej të cilëve ishte ende në procese gjyqësore.

Ky mund të cilësohet edhe si krim i paralajmëruar pasi rreth 3 vite me parë Begalles ne po të njëjtin vend ku u ekzekutua iu dogj qëllimisht automjeti i tij “Land Rover” që kishte në përdorim. Policia ka verifikuar personat që viktima ka pasur konflikte për borxhe. Gjate mesnatës në drejtorinë e policisë të Tiranës është shoqëruar një person si i dyshuar për ngjarjen. Po verifikohet alibia e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY