Qeveria, masë të qetësojë protestën e pedagogëve, miraton VKM që kalon paratë...

Qeveria, masë të qetësojë protestën e pedagogëve, miraton VKM që kalon paratë te Universiteti

133
0
Shares

Qeveria ka miratuar sonte një vkm e cila ishte një nga shkaqet që universitete publike nuk kanë pasur mundësi financimi përfshirë dhe pagesat e pedagogëve dhe stafit tjterë të universiteteve.

Përmes kësaj vkm që del si rrjedhim i ligjit të ri të arsimit të lartë rregullohen disa raporte financiare.

VKM është ‘për miratimin e modelit të financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor’

Sipas këtij vendimi:

Financimi nga buxheti i shtetit i institucioneve publike të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor shpërndahet në formë granti, i përbërë ngaa)granti i politikave të zhvillimit për institucionet publike të arsimit të lartë, i cili të jetë deri në 10% të totalit të grantit vjetor

a) granti i mësimdhënies, i cili të jetë jo më pak se 85% të totalit të grantit vjetor

b) granti i punës kërkimore-shkencore dhe i veprimtarive krijuese, i cili të jetë 5% deri në 10% të totalit të grantit vjetor

c)Përdorimi i fondeve publike nga buxheti i shtetit për institucionet e arsimit të lartë bëhet në përputhje me kushtet dhe qëllimet e grantit të miratuar.

d)Fondet e përfituara në formë granti nga institucionet publike të arsimit të lartë dhe të papërdorura në fund të vitit financiar, në përputhje me rregullat dhe standardet e menaxhimit financiar publik, trashëgohen në vitin pasardhës.

4.Institucionet publike të arsimit të lartë, të cilat planifikojnë fonde për punën kërkimore-shkencore dhe veprimtaritë krijuese nga të ardhurat e tyre, në raport me parashikimin e bashkëfinancimit, kanë prioritet në përfitimin e fondeve grant nga buxheti i shtetit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY