Ky eshte ushqimi i gjysheve qe OBSH e futi në kopshtet e...

Ky eshte ushqimi i gjysheve qe OBSH e futi në kopshtet e cerdhet e Tiranës

351
0
Shares

Ushqimi tradicional shqiptar, trahanaja është përfshirë në strukturën e ushqimeve të fëmijëve në kopshtet dhe cerdhet e Tiranës.

Mëngjesin e të mërkurës fëmijët kanë ngrënë trahana dhe jo të gjithë vogëlushët e kanë pëlqyer, raporton top channel në një kronikë të përgaditur në kopshtet e kryeqytetit.

“Mëngjesi i të mërkurës ka qenë bukë me gjalpë, djathë dhe qumësht, u zëvendësua me trahana. Dreka tani e kanë me mish pule, spinaq, oriz, selino, majdanoz, vezë, karotë dhe mendojmë se këto ingredient janë shumë të shëndetshëm”, thotë Gentiana Bello, drejtoresha e çerdhes nr. 23.

Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve thote se menuja është përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH për një ushqyerje të shëndetshme .

“Nga raportimet në të gjithë çerdhet ka pasur dhe fëmijë që nuk janë përshtatur por ata kanë qenë më pak se sa ne prisnim. Me pak durim do të mësohen”, thotë Zhaneta Muça.

Dietologia Blerina Bombaj shpegon se si është përgatitur menuja. “Është konceptuar që më shumë se 2/3 e ushqimit të nevojshëm ditor të fëmijës të merren në kopësht, dhe brenda tyre të merret maksimumi i hekurit, i vitaminës C, folateve, vitaminës A, dhe të evitohen sheqeri i tepërt, evitohen yndyrnat e ngurta”, thotë Bombaj. Pritet që pas Tiranës kjo menu të shpërndahet edhe në qytetet e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY