Arta Marku nuk ndalet, hetim disiplinor Dritan Ginës

Arta Marku nuk ndalet, hetim disiplinor Dritan Ginës

117
0
Shares
Dritan Gina

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim disiplinor për prokurorin Dritan Gina, ish-drejtues i Prokurorisë së Elbasanit. Prokurori Gina refuzoi të zbatojë urdhrin e Kryeprokurores për ndërprerjen e komandimit në Elbasan dhe kthimin në prokurorinë e Tiranës.

Prokurori Gina doli përpara mediave dhe deklaroi se nuk do lëshonte zyrën. Ai nuk pranoi të njoftonte mbledhjen me prokurorët në Elbasan për t’u komunikuar urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas vendimit të shkarkimit, ai paditi në gjykatë Arta Markun për shkelje ligjore dhe abuzime me detyrë.

Sipas urdhrit të Prokurorisë së Përgjithshme, hetimi disiplinor ndaj Dritan Ginës duhet të përfundojë brenda datës 13 mars 2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY