Skema e re e ndihmës ekonomike, kryebashkiakja e Shkodrës kundër qeverisë

Skema e re e ndihmës ekonomike, kryebashkiakja e Shkodrës kundër qeverisë

183
0
Shares

Ligji i ri i ndihmës ekonomike është kontestuar edhe nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Përmes një deklarate për median, Ademi, në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, tha se me mijëra familje në nevojë janë hequr padrejtësisht nga ndihma ekonomike.

“Sistemi është jotransparent. Askush nuk ka informacion lidhur me kriteret e llogaritjes së pikëve. Sistemi i pikëzimit nuk sqaron pamjaftueshmërinë e pikëve për familjet me një apo me më shumë anëtarë. Kjo ka shkaktuar konfuzion, revoltë për të gjithë familjet që janë përjashtuar dhe që deri më tani bashkitë i kanë trajtuar me fondin e ndihmës ekonomike”, deklaroi Voltana Ademi.

Më tej, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka bërë të ditur se, pas konsultimit me kryetarët e bashkive të tjera, do të kërkojë pezullimin e kësaj skeme.

“Pezullimin e menjëhershëm të kësaj skeme, që në vend të zbutjes, e thellon varfërinë. Shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Shërbimit Social Shtetëror për ndihmën ekonomike të muajit janar për të gjithë Shqipërinë”, shtoi Ademi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY